Botërori 2026 premton të jetë një nga edicionet më spektakolare dhe novatore në historinë e futbollit.
Për herë të parë, faza finale e turneut do të organizohet nga tre vende njëkohësisht – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja – ndërsa do të shënojë edhe zgjerimin historik të kompeticionit nga 32 në 48 skuadra pjesëmarrëse.
Turneu do të nisë më 11 qershor 2026 në stadiumin Mexico City Stadium me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 19 korrik në MetLife Stadium. Në total, tifozët do të shijojnë 39 ditë garë dhe 104 ndeshje.
Formati i ri i Botërorit
Botërori 2026 do të ketë 12 grupe me nga katër skuadra secili. Dy ekipet e para të çdo grupi, së bashku me tetë vendet më të mira të treta, do të sigurojnë kualifikimin për fazën me eliminim direkt.
Ky format i ri synon të ofrojë më shumë ndeshje, më shumë kombëtare pjesëmarrëse dhe një konkurrencë më të gjerë në nivel global.
Grupet e Botërorit 2026
Grupi A
Meksika
Afrika e Jugut
Koreja e Jugut
Republika Çeke
Grupi B
Kanadaja
Bosnja dhe Hercegovina
Katari
Zvicra
Grupi C
Brazili
Maroku
Haiti
Skocia
Grupi D
Shtetet e Bashkuara
Paraguai
Australia
Turqia
Grupi E
Gjermania
Bregu i Fildishtë
Ekuadori
Curaçao
Grupi F
Holanda
Japonia
Suedia
Tunizia
Grupi G
Belgjika
Egjipti
Irani
Zelanda e Re
Grupi H
Spanja
Kepi i Gjelbër
Arabia Saudite
Uruguai
Grupi I
Franca
Senegali
Iraku
Norvegjia
Grupi J
Argjentina
Algjeria
Austria
Jordania
Grupi K
Portugalia
Republika Demokratike e Kongos
Uzbekistani
Kolumbia
Grupi L
Anglia
Kroacia
Gana
Panamaja
Ndeshjet e para të turneut
Programi i Botërorit nis me disa përballje shumë interesante:
11 qershor: Meksikë – Afrika e Jugut
12 qershor: Kanada – Bosnjë dhe Hercegovinë
13 qershor: SHBA – Paraguai
14 qershor: Brazil – Marok
16 qershor: Francë – Senegal
17 qershor: Argjentinë – Algjeri
17 qershor: Angli – Kroaci
17 qershor: Portugali – RD Kongo
Faza me eliminim direkt
Pas përfundimit të fazës së grupeve më 28 qershor, skuadrat do të kalojnë në raundin e eliminimit direkt, që nis më 29 qershor. Turneu do të vijojë me:
1/16 e finales
1/8 e finales
Çerekfinalet
Gjysmëfinalet
Ndeshjen për vendin e tretë
Finalen e madhe
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 14 dhe 15 korrik, ndërsa finalja për vendin e tretë më 18 korrik në Miami.
Stadiumet pritëse
Botërori 2026 do të luhet në 16 stadiume të shpërndara në tre shtete organizatore. Disa nga arenat më të njohura janë:
Mercedes-Benz Stadium
Gillette Stadium
AT&T Stadium
SoFi Stadium
Estadio Azteca
Hard Rock Stadium
MetLife Stadium
Lumen Field
BMO Field
BC Place
Një Botëror historik
Me 48 kombëtare, tre vende organizatore dhe një rekord prej 104 ndeshjesh, Botërori 2026 pritet të hapë një epokë të re për futbollin botëror. Tifozët nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të ndjekin një turne më të madh se kurrë më parë, ku favoritët tradicionalë si Brazili, Argjentina, Franca, Gjermania, Spanja dhe Anglia do të synojnë trofeun më prestigjioz të futbollit./kb
