Last Updated on 03/11/2026 by Monika
Analisti Roland Bejko thotë se përfliten skenarë të shumtë, lidhur me përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me kryeministrin Edi Rama.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se Rama ende nuk ka folur lidhur me këtë çështje, ndërsa ministri i Drejtësisë, Toni Gogu nuk e ka mohuar takimin me Veliajn.
Sipas Bejko, kjo përplasje ka krijuar efekt politik dhe ka futur percptimin që në PS ka sherr të brendshëm.
“Kam pasur shumë kolegë, më thonë, e beson se e ka bërë Rama këtë? Apo e ka sajuar Erioni? Flas për këtë pjesë. Duke njohur Erionin, që nuk ka pasur seriozitet, besonin se mund ta ketë krijuar edhe ky këtë lloj skenari. Rama ende nuk ka folur, Gogu e ka mohuar që i ka thënë ato gjëra. Nuk ka mohuar takimin. Janë vendosur dilema, se kujtojnë mos është teatër. Ka lloj lloj skenarësh që qarkullojnë. Efeketi që krijon gjithë kjo, është efekt politik, e fut në perceptimin që në PS ka sherr të brendshëm. Sherri është me atë që perceptohej si pasuesi. Në këto kushte, ky lloj sherri, çon ujë te mulliri i opozitës”, theksoi ai./mxh
