Shumë prej nesh e fillojnë ditën me një filxhan kafe për t’u zgjuar, por a e dini se vetëm aroma e kafes mund të ketë efekt qetësues dhe energjizues — edhe nëse nuk e pini fare?
Një studim i publikuar nga Universiteti i Seulit zbuloi se thjesht nuhtja e aromës së kafes mund të ulë nivelin e stresit dhe të përmirësojë përqendrimin. Pjesëmarrësit që nuhatën aromën para një testi kishin rrahje zemre më të qëndrueshme dhe u ndjenë më të fokusuar sesa ata që nuk e nuhatën.
Kjo ndodh sepse aroma e kafes stimulon zonat e trurit që lidhen me kënaqësinë dhe kujtesën emocionale. Për shumë njerëz, ajo lidhet me ndjesi ngrohtësie, pushimi apo kujtime pozitive. Prandaj, vetëm era e kafes mund të krijojë një ndjesi relaksi, ngjashëm me aromaterapinë.
Ekspertët e mirëqenies sugjerojnë që edhe ata që nuk pinë kafe, të përdorin qirinj aromatikë ose vajra esencialë me aromë kafeje për të rritur energjinë mendore dhe për të ulur ankthin gjatë ditës./KM
