Ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, shpeshherë është në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me fansat, Einxhel është pyetur nëse do ta shohim sërish në ekran së shpejti.
Moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet, duke u shprehur: “Nuk e di çfarë lloj njerëzish i duhen ekranit, por di që mua s’më duhet ekrani për të qenë më pranë jush apo para jush! Besoj ka plot forma përveç ekranit për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që do.”
Me këtë deklaratë, Einxhel la të kuptohet se për momentin nuk ka plane për t’u rikthyer në ekran, pasi është më e përqendruar tek familja.
