Në kohët sovjetike, vëzhguesit perëndimorë shqyrtonin me kujdes pamjet video të ngjarjeve shtetërore, si paradat ushtarake në Sheshin e Kuq, për të mësuar më shumë rreth hierarkisë së Kremlinit.
Kush ishte pozicionuar më afër udhëheqësit? Çfarë tregonte gjuha e trupit? Cilët zyrtarë ishin në favor dhe cilët jo?
Në disa mënyra, kjo nuk ka ndryshuar shumë.
Pamjet që studiuesit e Kremlinit po shqyrtojnë aktualisht janë nga takimi historik i Këshillit të Sigurisë të Rusisë të së mërkurës, në të cilin Vladimir Putin u tha zyrtarëve të tij të lartë të fillonin hartimin e propozimeve për një provë të mundshme të armëve bërthamore. m.p.
