Last Updated on 12/08/2026 by EL
Shqipëria iu bashkua sot spektaklit të rrallë astronomik, teksa eklipsi i Diellit u bë i dukshëm edhe nga vendi ynë. Fenomeni u vëzhgua në orët e mbrëmjes, me kulmin rreth orës 19:41, ndërsa Shkodra ishte një nga qytetet ku mbulimi u dallua më qartë.
Bota po përjeton sot një nga ato ngjarje që tërheqin sytë e miliona njerëzve drejt qiellit. Eklipsi i Diellit, një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna kalon përpara Diellit dhe mbulon pjesërisht ose plotësisht diskun e tij, është ndjekur nga miliona njerëz në vende të ndryshme të hemisferës veriore.
Spektakli qiellor u pa edhe në Shqipëri, ku eklipsi ishte i pjesshëm në të gjithë territorin e vendit. Momenti kulmor për vëzhguesit në Shqipëri u shënua rreth orës 19:41, kur mbulimi i Diellit nga Hëna arriti nivelin më të madh.
Në vendin tonë, fenomeni u dallua veçanërisht në Shkodër, ku pozicioni gjeografik favorizoi një mbulim më të madh, por pamje të eklipsit u raportuan edhe në Durrës dhe zona të tjera të Shqipërisë.
Ndërkohë, në vende të tjera të Evropës fenomeni u përjetua në mënyrë shumë më të plotë. Islanda dhe pjesë të mëdha të Spanjës ishin ndër zonat më të favorshme për të vëzhguar eklipsin, duke tërhequr edhe turistë të shumtë që kishin udhëtuar posaçërisht për këtë ngjarje.
Në Greqi, eklipsi ishte shumë më pak i dukshëm dhe vetëm pjesërisht në zonat veriperëndimore, përfshirë Korfun, Igumenicën, Konicën, Kosturin dhe Follorinën. Mbulimi i diskut diellor ishte i vogël dhe ndodhi pothuajse njëkohësisht me perëndimin e Diellit, duke e bërë fenomenin të vështirë për t’u perceptuar.
KU MUND TA SHIHNI LIVE
