Last Updated on 12/08/2026 by EL
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dha lajmin se Shqipëria është renditur në vendin e parë në botë sa i përket sigurisë kibernetike.
Lajmi i bërë publik nga kreu i qeverisë, solli menjëherë reagime të shumta në rrjet, ku krahas vlerësimeve nuk munguan as dyshimet dhe hipotezat e ndryshme mbi mënyrën se si ishte arritur ky vlerësim.
Por sot, Rama ka vendosur t’u përgjigjet vetë kritikëve, të cilët në gjuhën e tij karakteristike, i quan “sorra, korba dhe dështakzemërakë”.
Për të mbështetur atë që e cilëson si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë, kryeministri ka publikuar një artikull të Euroneës Global, ku vendi ynë vendoset në qendër të një historie transformimi në fushën e sigurisë kibernetike.
Nga vendi që në vitin 2022 u godit nga një sulm masiv kibernetik i sponsorizuar nga Irani, te vendi që sot kryeson renditjen globale për sigurinë kibernetike.
“Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim. Rindërtuam kuadrin ligjor, centralizuam mbrojtjen kibernetike, forcuam kapacitetet tona dhe ngritëm partneritete të reja me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë. Dhe sot, në një kohë kur Shqipëria digjitale ofron online 95% të shërbimeve publike, kjo mburojë është po aq jetike sa çdo infrastrukturë tjetër strategjike e vendit”, shkruan Rama ndër të tjera.
Postim i plotë i Ramës:
Ja edhe EURONEËS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështakzemërakët
SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE
Nga vendi që në vitin 2022 u godit nga një sulm masiv kibernetik i sponsorizuar nga Irani, tek vendi që sot kryeson renditjen globale për sigurinë kibernetike.
Sipas indeksit të publikuar edhe nga Euroneës, Shqipëria renditet e para në botë me 98.33 pikë nga 100, përpara fuqive të mëdha teknologjike si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Pikë maksimale për politikat kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar, arsimin dhe kërkimin, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, analizën e kërcënimeve, mbrojtjen e të dhënave, reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe luftën kundër krimit kibernetik.
Sulmi i vitit 2022 mund të na kishte gjunjëzuar. Ne e kthyem atë në një shtysë për transformim.
Rindërtuam kuadrin ligjor, centralizuam mbrojtjen kibernetike, forcuam kapacitetet tona dhe ngritëm partneritete të reja me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë.
Dhe sot, në një kohë kur Shqipëria digjitale ofron online 95% të shërbimeve publike, kjo mburojë është po aq jetike sa çdo infrastrukturë tjetër strategjike e vendit.
Nga objektivi i një sulmi shtetëror kibernetik, në numrin 1 të botës për sigurinë kibernetike
