Eklipsi i parë diellor për këtë vit u verifikua të martën e 17 shkurtit. Një spektakël mes zjarrit dhe errësirës në qiejt më të largët të planetit tonë. Eklipsi ishte unazor, ngjarje astronomike sugjestionuese, që përkoi edhe me Hënën e re, e gjithashtu edhe me ditën e Vitit të Ri Hënor në vendet aziatike, me hyrjen e ciklit të Kalit të Zjarrtë, kombinim që nuk verifikohej prej 60 vitesh.
Gjatë eklipsit unazor, Hëna u vendos mes Tokës dhe Diellit, në pozicionimin e saj më të largët nga ne, dhe pa e errësuar plotësisht me hijen e saj Diellin, duke lënë të dukshëm vetëm një rreth të ndritshëm.

Ky fenomen ishte i dukshëm ekskluzivisht nga pozicioni gjeografik, ku të privilegjuara ishin Antarktida, Afrika e Jugut, Kili, Argjentina, Madagaskari.
