Last Updated on 24/05/2026 by EL
Elbasani ka mposhtur Dinamon në javën e dytë të “Final 4” me shifrat 3-0.
Blutë nuk kishin më shanse për titullin kampion dhe vinin me mungesa të shumta në këtë përballje.
Elbasanit iu bë gjithçka edhe më e thjeshtë pasi gjyqtari Hamiti i tregoi të kuqin Gudiabit falë ndihmës së VAR-it, që në pjesën e parë.
Verdheblutë përfituan nga epërsia numerike dhe shënuan 3 herë duke e mbyllur praktikisht sfidën.
Elbasani shkon kështu në javën e fundit të “Final Four” me pikë të barabarta me Egnatian./ET
