Pas humbjes së aksesit në llogarinë e saj në Instagram, Elijona Binakaj ka vendosur të komunikojë me ndjekësit përmes një platforme tjetër. Këtë herë, ajo ka zgjedhur X për të ndarë disa fjalë me njerëzit që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve.
Në mesazhin e publikuar, Elijona ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar dhe i kanë shprehur mbështetjen, duke lënë të kuptohet se periudha e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë për të.
Ajo ka pranuar se, edhe pse përpiqet të ruajë pozitivitetin, po përballet me disa vështirësi që publiku nuk i njeh. Megjithatë, nuk ka munguar as ironia dhe optimizmi në fjalët e saj, teksa është shprehur e bindur se do t’i kalojë të gjitha.
Sa i përket profilit të Instagramit, Elijona shpreson që gjithçka të zgjidhet brenda ditëve në vijim dhe të rikthehet sa më shpejt në kontakt me ndjekësit e saj.
“Hey zemra, faleminderit për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që ma jepni çdo ditë. I’m okay por jooo edhe në ditët mat mira me ju than të drejtën hahaha. Ndonjëhere gjanat nuk shkojnë siç dëshiron dhe ndodhin shumë gjëra që ju nuk i shihni… Por një gjë është e sigurt, nuk ka gja që une nuk mund ta përballoj hihi. Besoj që edhe Instagrami jem rikthehet gjatë këtyre diteve. Shpresoj të shihemi shumë shpejt aty prap. Ju dua pafund!”
Mesazhi i saj ka ngjallur interes, pasi përveç situatës me Instagramin, lë të kuptohet se pas kësaj periudhe fshihen edhe shqetësime të tjera personale, për të cilat ajo nuk ka dhënë më shumë detaje./mxh
