Elijona Binakaj ka folur më hapur për fundin e marrëdhënies së saj me Klodin, duke lënë të kuptohet se vendimi për t’i dhënë fund historisë së tyre është tashmë i qartë për të dy.
Gjatë intervistës në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, ajo u tregua e rezervuar për detajet e ndarjes, duke theksuar se jo gjithçka që ka ndodhur mes tyre duhet të bëhet publike. Sipas Elijonës, respekti për atë që kanë ndarë dikur është arsyeja pse preferon të mos zbulojë më shumë.
Megjithatë, një gjë e bëri të qartë: nuk dëshiron të krijojë pritshmëri të kota për një rikthim të mundshëm.
“Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, u shpreh ajo.
Elijona komentoi gjithashtu edhe fotografitë me ish-partnerin, të cilat vijojnë të qëndrojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Për të, duket se ka ardhur momenti që edhe kjo pjesë e së kaluarës të mbyllet.
E pyetur nëse do të rikthehej ndonjëherë në një marrëdhënie që ka përfunduar, ajo tregoi se në miqësi është më e hapur ndaj faljes dhe mundësive të reja, pasi gabimet janë njerëzore. Por kur bëhet fjalë për shanset e dyta në dashuri, qëndrimi i saj është mjaft i prerë: mund të ketë një mundësi të dytë, por jo një të tretë.
Kujtojmë se Elijona e bëri publike ndarjen nga Klodi në fund të shtatorit, përmes një postimi në rrjetet sociale./mxh
