Last Updated on 30/10/2026 by Monika
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, u shpreh se në dy javët e fundit, nxënësit nuk kanë bojkotuar procesin mësimor, janë përballur me presioni jashtë shkollës.
Kumbaro tha se kishte grupe të caktuara që bënin thirrje edhe të dhunshme për bojkot të mësimit dhe dalje në tubim gjatë orëve të mësimit.
“Manipulimi online ka qenë shumë i lartë, ku nxënësit që zhvillonin mësim përballeshin me presione nga jashtë shkollës, nga grupe të caktuara që bënin thirrje edhe të dhunshme për bojkot të mësimit dhe dalje në tubim gjatë orëve të mësimit, pa dijeninë e prindërve, të cilët i kanë sjellë në shkollë dhe jo në tubim”, u shpreh ministrja.
Bdër të tjera shtoi se në të gjitha shkollat e vendit, kryesisht shkollat e mesme kanë hyrë në normalitet.
“Normalizimi i situatës është i rëndësishëm dhe unë mund t’ju konfirmoj plotësisht që të gjitha shkollat, kryesisht shkollat e mesme ku i kemi pasur edhe problematikat në qytetin e Tiranës dhe në bashkinë e Kamzës, kanë hyrë të gjitha në normalitet dhe kudo tjetër në Shqipëri”, tha Kumbaro. /mxh
