Jeffrey Epstein tentoi të blinte një pallat me vlerë shumë milionëshe në Marok një ditë para arrestimit të tij në vitin 2019, sipas dokumenteve të publikuara muajin e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.
Siç shkruan BBC, Epstein e kishte ndjekur blerjen e pronës Bin Ennakhil që nga viti 2011, por mosmarrëveshjet me shitësin mbi çmimin dhe mënyrën e blerjes zgjatën për vite me radhë.
Pallati madhështor në lagjen luksoze Palmeraie të Marrakeshit është përshkruar si një kryevepër arkitekturore, ndërtuar nga 1 mijë e 300 mjeshtra dhe i zbukuruar me gdhendje e mozaikë./kb
