Last Updated on 23/09/2025 by adminfjala
Anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka folur me tone të ashpra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit, për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ajo i përmendi Veliajt gjatë mbledhjes, disa nga ato që ajo i cilësoi si akte korruptive të tij në krye të Bashkisë.
Mes të tjerash, Zhulali me ironi i bëri të fala Veliajt para vendimit, duke thënë se qytetarët janë të kënaqur me shkarkimin e tij. m.p.
