Last Updated on 08/03/2026 by EL
Siç ishte njoftuar, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka vijuar këtë të diel turin e tij të takimeve, duke u ndalur në Vlorë.
Salla ku po zhvillohet takimi është mbushur me demokratë, kryesisht të rinj.
Kujtojmë se Ervin Salianji është duke i vijuar takimet e tij, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Sali Berisha, i cili është shprehur se ish-deputeti demokrat është vetëpërjashtuar dhe i shërben Edi Ramës.
Të njëjtën gjë pas Berishës ka përsëritur edhe Flamur Noka./et
