10 shtete finaliste janë përzgjedhur në natën e parë të Eurovision 2026, të cilat do të kalojnë në fazën përfundimtare të kompeticionit muzikor europian.
Pas votimit të jurisë dhe publikut, vendet që siguruan kualifikimin për në natën finale janë: Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Serbia, Kroacia, Polonia , Lituania dhe Izraeli. Ky i fundit arriti kualifikim mespolemikave të vazhdueshme rreth pjesëmarrjes së tij në kompeticion.
Eurovision 2026 është një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë, ku artistë nga vende të ndryshme konkurrojnë me këngë origjinale, duke synuar trofeun e fituesit dhe famën ndërkombëtare.
Mbrëmjen e nesërme në skenë do të performojë dhe Alis Kallaçi me këngën “Nan”.
Të enjten do të kualifikohen edhe 10 shtete të tjera për natën finale. Përveç tyre, në finale janë automatikisht edhe “Pesëshja e madhe”, Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, dhe vendi mikpritës, Austria. /Kb
