Ethet për ndeshjet e radhës të Kombëtares sa vijnë edhe shtohen. Teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme për kualifikueset për Botërorin 2026, duket se Kombëtarja shqiptare mund “të rrijë e qetë” sepse nuk do të ketë një përballje në play-off me kombëtaren e Kosovës.
Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të jenë të dyja në vazon e tretë për fazën e “play-off”-it të Botërorit 2026, që do të thotë se nuk do të përballen me njëra-tjetrën në këtë etapë.
Kuqezinjtë dhe Dardanët mund të kenë si kundërshtarë të mundshëm Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë ose Skocinë.
Pas fitores së rëndësishme me Serbinë 0-1, shanset e kuqezinjve për të arritur në “play-off” janë rritur ndjeshëm, me Anglinë që tashmë është skuadra e kualifikuar direkt.
Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe një fitore me Andorrën mund t’i sigurojë biletën për në fazën pasuese, nëse Serbia nuk fiton ndaj Anglisë.
Skuadrat ndahen në 4 vazo për play-off:
Vazo 1: 4 skuadrat e renditura më lart në FIFA nga vendet e dyta të grupeve
Vazo 2: 4 të tjerat nga vendet e dyta me koeficientin më të mirë
Vazo 3: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja (me rezultatet e deritanishme dhe koeficienti i UEFA-s)
Vazo 4: katër skuadrat e Ligës së Kombeve (Uellsi, Rumani, Suedi dhe Irlanda e Veriut)
Skuadrat e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së katërt, ndërsa skuadrat e vazos së dytë me ato të vazos së tretë. Kështu, Shqipëria dhe Kosova mund të përballen me Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë ose Skocinë, por jo me njëra-tjetrën. /K.M
Grupi K kualifikues, Botërori 2026
Ndeshjet e radhës
13 nëntor 2025 – 20:45
Andorra – Shqipëri
Angli – Serbi
16 nëntor 2025 – 18:00
Shqipëri – Angli
Serbi – Letoni
