Në shumicën e rasteve, shpejtësia në punë shihet si sinonim i efikasitetit. Por, kërkimet e fundit po e rrëzojnë këtë mit: puna me nxitim nuk është domosdoshmërisht më produktive. Përkundrazi, ngadalësimi mund të rrisë rezultatet dhe mirëqenien, duke treguar se “breshka” e fiton garën ndaj “lepurit”.
Kultura e punës që mbështet lodhjen dhe oraret ekstreme, si “9-9-6” (nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, 6 ditë në javë), po shtrihet edhe në SHBA, veçanërisht në startup-et e Inteligjencës Artificiale që përpiqen të “fitojnë garën” me rivalët kinezë.
Por studimet tregojnë se ky model 72-orësh jo vetëm që nuk rrit produktivitetin, por ndikon negativisht në performancë dhe shëndet.
Një analizë e publikuar në Harvard Business Review thekson paradoksin: kompanitë që punojnë më ngadalë, me qëllim për të reflektuar dhe koordinuar veprimet, në vend që të nxitojnë, arrijnë rezultate më të mira.
Në një studim me 343 biznese, ato që ulën ritmin e punës patën 40% më shumë shitje dhe 52% fitime më të larta operative në tre vjet, krahasuar me ato që nxitonin për të fituar terren./kb
