Last Updated on 17/09/2025 by adminfjala
Opozita shqiptare do të përfaqësohet në këtë legjislacion me tre grupe parlamentare. Pas grupit parlamentar të PD dhe grupit të PL-së, një tjetër grup parlamentar është krijuar nga radhët e opozitës.
Grupi i tretë do të ketë 7 deputetë, përfshirë katër ligjvënës nga Partia Demokratike.
Grupi do të përbëhet: Fatmir Mediu nga PR, Vangjel Dule nga PBDNJ, Greta Bardeli PD, Denisa Vata PD, Zija Ismaili PD, Artan Luku PAA dhe Fidel Kreka PD. m.p.
