Pas një periudhe të gjatë të mbushur me vëmendje mediatike dhe diskutime publike, Fedez ka zgjedhur të flasë me më shumë qetësi për fundin e martesës së tij me Chiara Ferragnin.
Gjatë një bisede në podcast-in “Pulp”, reperi italian u pyet se si kishte arritur të largohej nga një marrëdhënie që për vite me radhë ishte në qendër të vëmendjes. Ai pranoi se ndarja ishte një vendim i dhimbshëm dhe aspak i menjëhershëm.
“Chiaran e kam dashur, edhe pse kam bërë shumë gabime. Nuk ishte e lehtë të largohesha, por në një moment kuptuam se duhej të ndaheshim”, rrëfeu ai.
Fedez, megjithatë, preferoi të mos hapte kapitujt më të ndjeshëm të historisë së tyre. Sipas tij, disa prej arsyeve dhe situatave që çuan në fundin e martesës janë gjëra që nuk dëshiron t’i ndajë me publikun.
“Ka shumë gjëra që kanë ndodhur dhe që nuk kam dashur t’i shpjegoj kurrë publikisht. Ato do të mbeten për mua”, u shpreh reperi.
Historia e tyre tashmë është pjesë e së kaluarës, por jo një kapitull që mund të fshihet nga jeta e të dyve. Fedez dhe Ferragni janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, një lidhje që do t’i mbajë gjithmonë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit.
“Dashuria vjen dhe ikën, por ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe do të mbetet një person shumë i rëndësishëm në jetën time”, deklaroi Fedez.
Pas një ndarjeje të ndjekur nga afër nga publiku dhe mediat, duket se reperi italian ka arritur ta shohë marrëdhënien e tyre me një tjetër perspektivë. Në vend që të rikthehet te konfliktet apo arsyet e ndarjes, ai zgjedh të fokusohet te ndjenjat që kanë ekzistuar dikur dhe te lidhja që do të mbetet përmes fëmijëve./mxh
