Socialdemokratët kryesojnë zgjedhjet parlamentare në Suedi me 28.4% të votave, sipas exit poll-it të transmetuesit publik suedez SVT, pas mbylljes së qendrave të votimit.
Në vendin e dytë renditen Moderatët e kryeministrit Ulf Kristersson, me 18.1%, një rezultat që përmbys parashikimet e sondazheve, të cilat e nxirrnin përpara në koalicionin e qendrës së djathtë partinë nacionaliste Demokratët e Suedisë, të drejtuar nga Jimmie Åkesson.
Demokratët e Suedisë kanë marrë 17.2%, rreth 3.3 pikë përqindjeje më pak se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
Sipas të njëjtave exit poll-e, koalicioni i qendrës së majtë, i udhëhequr nga Magdalena Andersson, është në avantazh me 51.3%, kundrejt koalicionit të qendrës së djathtë./mxh
