Last Updated on 02/07/2026 by Kesjana
Praktikimi i sportit në moshën 6-10 vjeç mund të ndihmojë që fëmijët të kenë më pak prirje për të sfiduar autoritetin e prindërve dhe mësuesve gjatë adoleshencës. Ky është përfundimi i një studimi të ri, sipas të cilit sporti luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vetëkontrollit, respektimit të rregullave dhe përgjegjësisë.
Sipas studiuesve, pjesëmarrja në aktivitete sportive i ndihmon fëmijët të mësojnë të respektojnë rregullat, të bashkëpunojnë me të tjerët dhe të menaxhojnë emocionet, duke ulur kështu sjelljet sfiduese në vitet e mëvonshme.
Efekti pozitiv është vërejtur veçanërisht tek djemtë, të cilët statistikisht shfaqin më shpesh sjellje kundërshtuese dhe sfiduese ndaj autoritetit. Tek vajzat, studiuesit nuk gjetën një ndryshim domethënës mes atyre që merreshin me sport dhe atyre që nuk merreshin.
Megjithatë, autorët theksojnë se sporti mbetet një strategji e thjeshtë, por efektive edukative, që mund të ndihmojë në zhvillimin e qëndrimeve më të shëndetshme dhe më të përshtatshme sociale tek fëmijët, pavarësisht gjinisë./kb
