Nga data 15 deri më 20 janar, Tirana pret festivali “Ekrani i Ri”, një aktivitet që synon të mbështesë kineastët e rinj shqiptarë dhe ballkanikë. Programi përfshin 28 filma të rinj, disa prej të cilëve premierë absolute.
Juria do të vlerësojë punët më të mira në kategoritë film i shkurtër, debutim dhe dokumentar. Organizatorët thonë se synimi është që ky festival të bëhet qendra kryesore rajonale për talentet e reja në kinematografi./KM
