Last Updated on 26/10/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi. Berisha i ka cilësuar rezultatet e zgjedhjeve si një arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai shton se pas bashkimit në një koalicion të vetëm, fituan dy mandate dhe i treti është i mundshëm.
“Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt në emër të Partisë Demokratike shqiptarëve në Luginën e Preshevës për rezultatin historik në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Republikën e Serbisë. Ata pas bashkimit në një koalicion të vetëm fituan dy mandate dhe i treti i mundshëm. Urime”, shkruan Berisha./ad
