Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB.
Sipas Këlliçit, Edi Rama paraqiti në foltoren e Kombeve të Bashkuara një realitet që nuk ekziston.
Ai theksoi se Rama gënjeu për protestën dhe motivet e saj, foli për llogaridhënien që nuk e praktikon prej vitesh, predikoi lirinë e shprehjes kur është dhunuesi i saj, përmendi demokracinë ndërkohë që ka instaluar regjimin.
Këlliçi nënvizon se kushdo që e dëgjoi fjalimin e Ramës në OKB ndjen neveri për një autokrat të korruptuar dhe të zhytur në krim, që mendon se po mahnit botën me dërdëllitjet e tij boshe.
“Cila është vlera dhe përfitimi kur merr mashtrimet e paturpshme të përditshme dhe i ligjëron në podiumin e OKB?!
Edi Rama paraqiti në foltoren e Kombeve të Bashkuara një realitet që nuk ekziston!
Gënjeu për protestën dhe motivet e saj. Foli për llogaridhënie kur nuk e aplikon prej 13 vitesh.
Predikoi lirinë e shprehjes kur është dhunuesi më i madh i saj.
Përmendi demokracinë ndërkohë që ka instaluar regjim.
Kushdo që e ka ndjekur atë fjalim sot, thjesht ndjen dhe më shumë neveri për një autokrat të korruptuar e zhytur në krim, që mendon se po mahnit botën me dërdëllitje boshe, teksa vjedh e shtyp çdo ditë popullin e tij”, shkruan Këlliçi./k.m
