Last Updated on 06/08/2026 by EL
Fluksi i udhëtarëve mbetet i lartë në pikat kufitare dhe në Portin e Durrësit, ku autoritetet po përballojnë rritjen e lëvizjeve gjatë sezonit veror.
Në katër ditët e para të gushtit janë përpunuar mbi 37 mijë udhëtarë në Kapshticë, mbi 42 mijë në Qafë Thanë, ndërsa në Portin e Durrësit këtë vit kanë udhëtuar mbi 349 mijë pasagjerë
Në këto ditë të nxehta gushti radhët në pikat doganore në Kapshticë dhe qafë thanë janë të gjata. Madje ashtu si dhe në vitin e shkuar hyrjet nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar ata nga Greqia. Shkak është dhe kalimi i vizitorëve nga shtete të BE.
Nuk mungojnë rastet e kalimeve ditore, për të marrë furnizime apo dhe karburant. Vetëm në këto ditë të para të gushtit në qafë thanë janë shënuar 42 mijë lëvizje, 5 mijë më shumë se Kapshtica.
Por po ashtu ka edhe raste kur çmimet e rritura në Shqipëri sjellin zhgënjim tek vetë bashkëatdhetarët. Në të dy pikat doganore është shtuar stafi për të lehtësuar lëvizjet. Por jo vetëm në tokë edhe nga deti ka rritje të hyrje e daljeve.
Pushuesit që kanë kaluar disa ditë në vendin tonë janë ata që edhe reklamojnë më shumë për atë që ofron natyra dhe mikpritja shqiptare.
Është hera e parë që vij në Shqipëri. Më kanë folur shumë mirë për Shqipërinë, sidomos për Durrësin, por edhe Tiranën. Do të vizitoj edhe Tiranën.
Me duhet të qëndroj vetëm pak ditë këtë herë por mendoj të rikthehem sërish në Portin e Durrësit gjatë shtatë muajve të parë të vitit kanë udhëtuar mbi 349 mijë pasagjerë. Kulmi i lëvizjeve u shënua në muajin korrik me mbi 112 mijë persona./et
