Last Updated on 02/02/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë.
Berisha tha se qytetarët shqiptarë nuk pajtohen me këtë regjim që po i plaçkit çdo ditë. Kryedemokrati tha se rruga përpara nuk është e lehtë, por janë më të vendosur se kurrë në misionin e tyre.
Sa u takon protestave, Berisha tha se do të organizohen deri në fitore, pasi sipas tij zëri i opozitës ka tronditur regjimin në themel.
“Qytetarët shqiptarë nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë, me një regjim që i ka shndërruar portet dhe Shqipërinë në platformë kryesore të helmeve të drogës.
Në këtë vend ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne. Rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit. Misionin nuk e kemi të lehtë por jemi më të vendosur se kurrë.
Shqipëria dhe fati ynë janë një. Do të dalim në prtesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por dhe Shqipërisë, se kjo tokë ëhstë e bekuar. Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë”, tha Berisha./mxh
