Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi në godinën qeveritare përreth 20 minuta.
Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke certifikuar 11 majin.
Vizita vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar. 11 shtatori përflitet si datë për mbajtjen e Asamblesë së PS-së, ku pritet të njoftohen emrat e rinj të qeverisë./kb
