Last Updated on 09/10/2026 by EL
Është publikuar fotoja e shqiptari që humbi jetën paditen e sotme pasi mbeti i plagosur pas shpërthimit të rafinerisë së naftës në Greqi. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është 43-vjeçari shqiptar Robert Cakaj, i cili vdiq sot në krye të detyrës duke lënë pas dy fëmijë.
Burime për media bëjnë me dije se Cakaj la pas një fëmijë të sapolindur dhe një 3 vjeç.
Siç raportuam dhe ne pasditen e sotme u bë me dije se Cakaj dha frymën e fundit në spital, pasi nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra nga shpërthimi i rafinerisë së “Motor Oil”, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të premteje.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë mësohet se prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kontraktorin e kompanisë së jashtme që kryente punimet.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa kompania Motor Oil ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.
“Njoftim emergjent në lidhje me incidentin që ndodhi sot në ambientet e Motor Oil në Agioi Theodoroi.
Me hidhërim të thellë u njoftuam se njëri nga dy punonjësit e kompanisë bashkëpunuese kontraktuese, të cilët u plagosën rëndë në aksidentin e sotëm, ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Gjendja shëndetësore e të dytit mbetet kritike.
Menaxhmenti dhe të gjithë punonjësit e kompanisë shprehin ngushëllimet tona të sinqerta dhe angazhimin tonë për të qëndruar pranë familjes së viktimës.
Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe kompania po bashkëpunon plotësisht me ta.”, thuhet në njoftimin e ndarë pasditen e sotme nga “Motor Oil”.
Ndërsa 50-vjeçari Dorian Hysa u raportua se po vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive./et
