Last Updated on 09/10/2026 by EL
Pak orë pas votimit të reformës territoriale ku vendi do të ketë 46 bashki, kryetari i PD dha komentin nga foltorja e selisë Blu. Për Sali berishën 85 votat pro tregojnë se ndaj socialistëve u ushtrua presion.
Përballë medieve Berisha tha se do vijojë kundërshtimin e ligjit në të dy frontet.
Taulant Balla u dha demokratëve një javë kohë për komisionin e ri atë të kompetencave të pushtetit vendor, përgjigjen Berisha e dha brenda 24 orëve.
Deri në datën 7 nëntor presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore ndërsa Berisha përjashton bojkotin.
Në parlament vijojnë diskutimet për reformën elektorale, e për këtë demokratët kanë dokumentin me propozimet e tyre edhe pse Berisha ka pak shpresë se do të marrin mbështetjen nga PS./et
