Last Updated on 12/03/2026 by Kesjana
Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur sot në Kuvend, ku ka nisur seanca plenare, që ka si pjesë të rendit të ditës votimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në sy ranë pankartat e shumta me të cilat kishin mbërritur demokratët, ku shkruhet: “Dorëheqje” dhe “Qeveri teknike”, në të cilat mbizotërojnë fotot e kryeministrit Edi Rama./kb


