Last Updated on 07/09/2026 by Anisa
Analisti Frrok Çupi, i cilëson të vobekta takimet e kryedemokratit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se një person i shpallur i padëshiruar në SHBA, nuk mund të ndërtojë partneritet me Amerikën.
“Është një takim që të ngjall idenë me takimet që bëhen në katunde, ku njerëzit pinë një raki, një kafe. Ajo që ndodhi me Berishën qe jo aq dinjitoze. Pse duhet të shkonte të takonte shqiptarët? Pse duhet të shkosh deri në Amerikë për të takuar Mal Berishën, pse të shkosh të takosh Elez Biberaj, kur këtu i kishe. Janë gjëra të vobekta. Një non-grata në Amerikë, do ndërtoj partneritet me Amerikën.
Ai e përdor fjalën narkoshtet për çdo gjë. Sigurisht që do të ketë reagime nga ambasada e SHBA. Të shkosh në Amerikë dhe të thuash se shteti shqiptar është narkoshtet, ndërkohë që Amerika e ka partneritet nga më të afërtit. Ndërsa Shqipërinë e ka nga aleatet më të afërt. Berisha është hera e fundit që sheh Amerikën. Ky është lajmi, s’ka asgjë tjetër.
Si mundet një njeri i shpallur i padëshiruar në Amerikë, të ndërtojë partneritet me Amerikën?! Kjo ishte një vizitë jo vetëm private, por hyri si ilegal në një grupim partish të tjera dhe në atë grupim ai nuk është vetja, por një person i cili ka manipuluar njerëzit.
Ka shfrytëzuar legjislacionin amerikan. Praktikisht një konventë partie nuk duhet ta pranojë dhe me siguri do të kemi shpjegime nga Amerika. Është një skandal për Amerikën, besoj.
Sali Berisha ka bërë të gjithë gjërat për të mashtruar demokratët e vetë. Berisha ka shkuar fshehurazi, i paketuar si një paketë droge mes bananeve të IDU. Është ndër politikanët e rrallë të shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në takim ishin kushërinjtë e tij, tropojanët, maqedonas nga Dibra e Madhe, e gjithë salla fliste një anglishte të Veriut, tre katunde ishin atje”, u shpreh Çupi./ad
