Last Updated on 07/09/2026 by Anisa
Ngjyra e re e flokëve me të cilën u shfaq së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale.
Fotot e presidentit amerikan teksa zbriste nga avioni Air Force One në New Jersey, rrugës për në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster, tregonin flokët e tij më të errët se zakonisht.
Trump njihet për flokët e tij bjonde, por ato dukeshin ngjyrë kafe në fotot e bëra në Aeroportin Komunal të Morristown në New Jersey.
Ndryshimi i dukshëm erdhi vetëm disa ditë pasi ai mohoi se mbante paruke.
“Unë nuk mbaj paruke”, tha Trump në një fjalim më 2 shtator, duke iu referuar një tubimi zgjedhor të vitit 2024./ad
