Last Updated on 03/11/2026 by EL
Për herë të parë, kombëtaret e Argjentinës dhe Brazilit do të zhvillojnë një periudhë grumbullimi pa dy prej figurave më të mëdha të futbollit të tyre, Lionel Messi dhe Neymar.
Argjentina ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar pa emrin e Lionel Messit, pas vendimit të këtij të fundit për t’i dhënë fund karrierës me përfaqësuesen. Një situatë e ngjashme është edhe në kampin brazilian, ku mungon Neymar, i cili gjithashtu ka vendosur të mos jetë më pjesë e kombëtares.
Kështu, dy prej yjeve që për vite me radhë kanë qenë simbole të futbollit argjentinas dhe brazilian, nuk do të jenë më pjesë e listave të trajnerëve për ndeshjet ndërkombëtare.
Messi dhe Neymar kanë lënë pas një epokë të rëndësishme me fanellat e kombëtareve të tyre, duke qenë protagonistë të shumë momenteve historike. Argjentinasi arriti kulmin me fitimin e Kupës së Botës në vitin 2022, ndërsa Neymar mbetet një prej golashënuesve më të mirë në historinë e Brazilit./ET
