Last Updated on 26/12/2024 by adminfjala
Në segmentin rrugor të Iballës prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar bërë që në disa pika të rrugës trashësia e borës të arrinte në 2 metër.
Përpjekjet e Bashkisë së Fushë Arrëzit për hapjen e rrugës shpesh rezultojnë të dështuara për shkak të bllokimeve të menjëhershme.
Për pasojë mbrëmjen e kaluar gazetari Armir Mehaj i cili ishte në Iballë për një aksion humanitar dhe një prift katolik që kishte udhëtuar nga Shkodra për celebrimin e meshës së shenjtë u bllokuan në borë për afro 5 orë tek laku i Ballqit.
Është dashur ndërhyrja e bashkise së Fushë Arrëzit me një mjet fadrome që bëri të mundur rreth mesnatës që mjetet e bllokuara të fillojnë lëvizjen në drejtim të Fushë Arrëzit./e.t