Last Updated on 08/10/2025 by adminfjala
Futbollisti serb Nenad Tomovic, në një intervistë për “Sportinho”, është rikthyer të flasë për dronin e 14 tetorit të vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Tifozi i njohur shqiptar, “Ballist Morina” kishte insistuar se e kishte përgatitur i vetëm krejt punën për ta ngritur flamurin e Shqipërisë etnike “Autochthonous”, por që ish-përfaqësuesi serb deklaron se sipas tij droni ishte i inskenuar dhe nga futbollistët shqiptarë, qe ai aludon se e dinin se do të ndodhte një gjë e tillë.
“Sinqerisht, ishte një provokim i madh ta shihnim atë flamur të valëvitej mbi kokat tona. Stefani, sipas mendimit tim, reagoi me zgjuarsi dhe e hoqi menjëherë. Mund ta shihni nga kjo, nga reagimi i tyre, se si ata vrapuan dhe filluan ta mbronin atë flamur. Mendoj se gjithçka ishte e planifikuar, e organizuar, pastaj të gjithë filluam të vraponim, filluan incidentet, por siç thashë pak më parë, mendoj se gjithçka duhej të ishte në fushë dhe të mos mbaronte në atë mënyrë, por ky ishte padyshim qëllimi i tyre. Atë që planifikuan, më në fund e arritën”, deklaroi 38-vjeçari.
Qendërmbrojtësi foli edhe për ndeshjen e së shtunës mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Leskovc.
Sipas tij, serbët duhet ta fitojnë këtë ndeshje pasi, shton ai, Serbia e ka një cilësi me te mira se kuqezinjte.
“Mendoj se kudo që të luhet ndeshja, në Beograd apo Leskovc, Zajeçar, Kragujevc apo Nish, qëllimi duhet të jetë i njëjtë. Mendoj se të gjithë do të vijnë sa më shumë të jetë e mundur për ta mbështetur ekipin tonë kombëtar. Çelësi do të jetë durimi dhe të qenit më të zgjuar në mënyrë organizative, të mos ngutemi dhe të mos nxitohemi për të shënuar një gol me çdo kusht. Sigurisht, ne kemi cilësi shumë më të lartë si individualisht ashtu edhe si ekip, kështu që mendoj se i kemi të gjitha parakushtet për ta fituar këtë ndeshje”, përfundoi Tomovic. /E.T
