Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje në amabientet e SPAK.
Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është thirrur nga Struktura e Posaçme si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.
Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar gazetari dhe ish-banori i “Big Brother”, Lisi Myrta, i cili ka ironizuar në rrjetet sociale orarin e thirrjes së Bashës në SPAK.
Në një postim në “InstaStory”, gazetari shkroi me humor: “SPAK të gjithë i thërret në mëngjes, Lulin e thërrasin pasdite, sepse e dinë që fle gjumë deri vonë. PS: Si i ka syt e enjtur mbreti sa është zgjuar.” m.p.
