Një tjetër gëzim i madh ka trokitur në familjen e njohur të këngëtarëve Mihrije Brahës dhe Naim Abazit. Familja e tyre pritet të zgjerohet së shpejti, pasi Tringa, nusja e çiftit të njohur, ka konfirmuar se është shtatzënë.
Lajmin e ka bërë publik vetë Tringa, e cila ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Në foton e publikuar në Instagram, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke mos lënë më vend për dyshime.
Por duket se Tringa ka vendosur ta mbajë ende pezull një nga detajet më të shumëpritura. “Vajzë apo djalë?”, ka shkruar ajo krahas fotografisë, duke i lënë ndjekësit të hamendësojnë për gjininë e bebushit.
Edhe pse nuk ka zbuluar nëse do të bëhet nënë e një vajze apo djali, postimi i saj ka mjaftuar për të ndarë publikisht lajmin e bukur të shtatzënisë.
Ky moment vjen pak kohë pasi Tringa dhe partneri i saj, Platori, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, pas një fejese disa-vjeçare. Tashmë, çifti po përgatitet për një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tyre: ardhjen në jetë të fëmijës së parë.
E ndërkohë që Tringa dhe Platori presin me padurim të bëhen prindër, emocionet janë të mëdha edhe për Mihrije Brahën dhe Naim Abazin. Për herë të parë, ata do të përjetojnë ndjesinë e të qenit gjyshër.
Mbetet për t’u parë nëse Tringa do ta zbulojë së shpejti gjininë e bebushit, por deri atëherë, pyetja e saj “vajzë apo djalë?” ka nisur të ngjallë kureshtjen e të gjithëve./mxh
