Last Updated on 05/06/2026 by Kesjana
Sigurisht po e ndjek me vëmëndje dhe shqetësim strategjik të shtuarriciklimin e një llave antikombëtare, të orkestruar nga oshillacione nacionaliste si dhe veshur me reapsodi patriotiko-populiste rrethprojektit të zhvillimit të Zvërnecit, Sazanit dhe Aeroportit të Vlorës.
Në pamundësi për përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave, portaleve, aq më pak dalldisë së podkastierëve, në vijim gjeni përmbledhje rreth peshës ekonomike dhe gjeopolitike që mbart zhvillimi ose dështimi i këtyre projekteve për ardhmërinë euroatlantike të kombit tonë të bekuar:
Pikësëpari, ndërsa nuk jam kurrësesi opinionist i gjithditur, as sovranist i thekur, as konspiracionist i paparë, as jurist i spikatur si dheas ambientalist i shquar, pra vetëm në cilësinë e ekspertit (shpresoj jo ipanjohur) për Sigurisë Kombëtare, në vijim gjeni përmbledhje me oponencën si dhe peshën gjeostrategjike të 3-projekteve tësipërpërmendura.
Kështu, më duhet ta them që në fillim dhe qartë se përtej shifrave 4 miliardë $ për projektin e Zvërnecit (që mesa duket zgjoi mëndje tëndryshkura në mos terroriste si dhe interesa antikombëtare, përrrjedhojë ndezi edhe fitilin e kësaj llave); por të ndërthurur me projektin e Sazanit (që fatmirësisht përfaësohet nga vajza e PresidentitTrump), si dhe Aeroportin e Vlorës që zhvillohet nga biznesmeni dhepatrioti i mirënjohur, ish-Presidenti i Kosovës z. Behgjet Pacolli: “këto 3 projekte (veçmas apo të integruara) mbartin një peshë tëjashtëzakonshme ekonomike, historike dhe gjeopolitike njëherësh”!
E thënë edhe më qartë, kurrë më parë në historinë e saj Shqipëria nukka pasur një mundësi zhvillimi të krahasueshme me këto tre projektemadhështore. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për 4 miliardë $ investim(përfshi standarte të larta dhe garanci shtesë për të mbrojtur biodiversitetin, as për rreth 30 mijë punësime të mirëpaguara, as përt’u bërë palë e interesave të vogla/cinike (gërdhenjve, etj), por vetëmpër impaktin e jashtëzakonshëm, të përshkallëzuar në vite, dekada dheshekuj që sjellin për ekonominë e vendit si dhe interesatshumëplanëshe të shqiptarëve në këto 3 projekte.
Për ta bërë edhe më të qartë, sjell si shembull krahasues Malin e Zi, me popullsi rreth 600 mijë banorë dhe GDP neto rreth 15 miliard $. Ndërsa krahasimisht qarku i Vlorës (impaktohet më shumë) që kapopullsi pothuaj të barabartë, kufij detarë, asete nafte, gazi, sere, turistike përfshi dhe malore, bujqësi dhe blektori bio, transport hekurudhor, etj. Pra vetëm këto 3 projekte mund të gjenerojnë tëardhura neto ndoshta më shumë se sa sot prodhon Mali i Zi, duke rritur kështu mbi 50% edhe GDP e RSh. Sigurisht ka diskutime shumëmë të mënçura për shifrat, por ky nuk është as qëllimi si dhe besoj nuki ndryshon mesazhet e këtij opinioni.
Së dyti, parë nga këndvështrimi i interesit kombëtar (tësipërpërmbledhur) llavën e revoltave që nisi nga oshilacione çartiste(kundër gërdhenjve, veglave/mjeteve të punës dhe ganstervekapuçzinj), e cila në vend të fokusohej te projektet e zhvillimit, pokeqpërdoret si lëvizje/llave populisto-patriotike me disa koka/mami, pra si betejë për protagonizëm politik, kundër demokracisë fasadë, qeverisë së korruptuar dhe shtetit/parisë së dështuar në Tiranë, çkagjithësësi nuk është as subjekt i këtij opinioni.
Nuk po merrem as me pjesën banale të pankartave dhe as retorikësnacionaliste, por për këdo të interesuar kujtoj që me simotra të kësajlëvizjeje/llave, bënë të dështojë një ofertë e SHBA/UN, pra projektipër demontimin e armëve kimike, që përveç interesave strategjikeishte edhe një sprovë e përballjes së shtetit me dalldinë populiste sidhe interesat e filantropistëve.
Atëherë (2013) Shqipëria nuk e kaloi klasën/sfidën e përballjes me llavën populiste (të shitur si me shaka për protagonizmin e Sazan@co), ndërsa për ata/ato që vunë kujën se: “do lindnin fëmijë tëdeformuar, nuk do binte më as bar as minj”, etj, përrallaegocentrikësh, konfirmoj se asgjë nga këto pasoja ende nuk ka, qëmbas shkatërrimit me sukses shëmbullor të tyre në një vend anëtar tëNATO-s (kushdo e gjen lehtësisht)!
Së treti, përtej konspiracionistëve të paparë, për sa përfshirjen e faktorëve të jashtëm (qoftë si axhendë antikombëtare, që jo vetëm në këtë rast sponsorizojnë destabilitet), sigurisht nuk jam fare isurprizuar. Vetëm diçka do t’i shtoja opinionit të një analisti tëmirënjohur: “Belerët e Athinës jo vetëm buzëqeshin, ndërsa edhe në Beograd jo vetëm gëzojnë…“, pa konsideruar këtu konkurencën e përbotshme për tregun elitar turistik që normalisht zhvillohet mesvendeve ndërkufitare.
Thënë këto, shpresoj jo vetëm për mua mbetet ende e pabesueshmeqoftë promovimi si Eurodeputet, por njëherësh edhe keqardhje e thellëndaj elitës së Athinës zyrtare dhe politike të Athinës [përfshi ndajkryeministrit aktual, me trashëgimi të mirënjohur si dhe student iHarvardit] që domosdoshmërinë kritike për të mbjellë bashkëjetesëdhe marrëdhënie shëmbullore mes dy popujve dhe vendeve, e lënë në dorë të protagonizmit të një mekaniku delinkuent, për më keq me preçedent për përfshirje në akte terroriste si dhe përçmim të simbolevedhe interesave kombëtare të RSh! Ndërsa e parë kështu, përsërisneverinë ndaj kujtdoqoftë në Tiranë, që me të tillë kontravers në garatelektorale (interesa të verbra) provokojnë patriotizmin, fisnikërinë dhebashkëjetesën paqësore të banorëve të bregut dhe jo vetëm!
Së katërti, për t’u rikthyer te përgjegjësitë e shtetit, do t’i referoheshame respekt analizës brilante të znj. Ermelinda Meksi, duke nënvizuarse sigurisht shteti mban përgjegjësi për mungesën e një strategjieefikase dhe të përshallëzuar mediatike, mbi të gjitha për transparencënme qytetarët dhe grupet e interesit si dhe për reagimin shumë tëvonuar ndaj gardhit rrethues/tela me gjëmba (si klonet e regjimit ose rripin e gazës).
Pa asnjë mëdyshje, marrja zvarrë e një protestuesi qoftë edhe “me pasaportë greke dhe RSh”, por dhe nga Honoluluja të ishte, në prezencë të policisë së shtetit, aq më keq demonstrimi i muskujve tërojeve private për t’u hedhur edhe policisë së shtetit sprajt lotsjellës, do duhet të adresohej/t si një kambanë e fortë alarmi. Gjithësesipërshëndes ndjesēn shtetërore dhe fisnike të Drejtorit të Policisë, Drejtuesit Madhor Skënder Hitaj si dhe e këshilloj miqësisht që përtejmasave të vonuara, ky rast i shëmtuar të shërbejë njëherësh edhe si njëmësim i madh për ta adresuar në proçedurat dhe rregullat e angazhimittë Policisë Shetit në vijimësi.
Së pesti, asnjë surprizë nga reagimi politikës. Posaçërisht deputete/ë tëemëruar (nga të dy krahët) mjerisht të paditur, bëjnë protagonizëm dhellogje para/mbrapa gardhit për t’u rënë në sy kryetarëve fuqiplotë përlistën e borderosë të kuvendit të radhës (2029). Ndërsa të tjerë edhemë qesharakë, përfshi “kryetarë partish pa anëtarë por me shumëdengla dhe mëkate”, që sa herë ka ndonjë problem madhor (përfshizjarre, lufta në Iran, etj) ndajnë foto me kongresmen amerikan, osekërkojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pra sa për tugjetur vetë apo futur Kolën (e papunë) në punë!
Ndërsa mbas “moderimit të opozitës hallemadhe për investitorëtstrategjikë” ka një të vërtetë thelbësore: “përpjekje mjerane për ta faktorizuar/njohur si ndërmarrje politike me Kryesi, KëshillKombëtar, etj vegla për muleshët dhe gazeshat. Ndërsa në të vërtetë, 13 vjet mbas humbjesh diskredituese, veçanërisht mbas luftësturpëruese për vulën dhe bravat në 8 janar 2022, fatkeqësisht ështëkeq-katandisur në kompani private e falimentuar, por edhe më e neveritur nga shqiptarët si dhe e abandonuar nga SHBA dheperëndimi!
Si përmbyllje, në kapacitetin e Eskpertit, por dhe të përgjegjësisë sëpanegociueshme për të kontribuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare (fatmirësisht i gjej të ndërthurura me interesatamerikane në Rajon dhe Mesdhe), përsëris publikisht këshillën përKryeministrin Rama: “mos ta adresojë këtë mundësi të Artë si rastin e lëndëve kimike, pra të mos gjunjëzohet nga kjo llavë populistëshmëndjendryshkur, qofshin sovranistë folklorikë të keqpërdorur në Tiranë, apo rrufjanë-zjarrvënës të stërvitur në Athinë, a kudo gjetkë” !
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj: Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare, Ballkanin si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO.
