Last Updated on 10/11/2026 by Klara
Policia e Shtetit ka zhilluar sot një konferencë të përbashkët me partnerët e Guarda di Finanza, mbi rezultatet e luftës kundër kultivimit të Cannabisit, gjatë vitit 2026.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i GDF Giancarlo Franzece u shpreh se, në fokus mbetet bashkëpunimi i iniciuar në 2012-ën, gjatë kohës ka pasur si synim, territorin për të identifikuar plantacionet me bimë narkotike.
Për sa i përket mjeteve për mbikëqyrjen ajrore, ai u shpreh se inteligjenca ka arritur nivele të larta ku për opeacionet e 2026-tës është përdorur mjeti P166 DP1, i pajisur me fotokamera me rezolucion të lartë dhe sensorë hiperspektralë, për ta lehtësuar operimin në terren.
Në përfundim, Franceze, ka falenderuar autoritetet shqiptare që kanë garantuar hapsirën pranë bazës ushtarake të Tiranës, nëpërmjet të cilës janë siguruar dhe kryer veprimtaritë mirëmbajtëse për një përdorim më efektiv operativ mes dy vendeve.
Giancarlo Franzece:
“Flas këtu sot për të paraqitur bashkë me drejtorin e shërbimit për bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë, rezultatet e edicionit të 15-të të fushatës së mbikëqyrjes nga ajri 2026. Gjendemi përballë një bashkëpunimi më shumë se 10-vjeçar, të nisur në 2012-ën që gjatë kohës ka pasur mapimin si synim, territorin, e pastaj territorin për të identifikuar plantacionet me bimë narkotike që prej gjenezës së këtij projekti.. Shërbimi për bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë gjeti te Guardia di Finanza administratën e pajisur me aftësitë operative më të përshtatshme.
Në fazën e saj të parë, veprimtaria e emërtuar fushata e mbikëqyrjes nga ajri, është drejtuar duke përdorur P166 DP1, të pajisur me fotokamera me rezolucion të lartë dhe sensorë hiperspektralë. Në vijim të një plani strategjik të modernizimit të flotës ajrore, përdorimi i P166 është zëvendësuar hap pas hapi nga helikopteri me dy motorë AW139. Ky mjet ka teknologji avangardë që kanë, janë, sensorët më të mirë ajrorë.
Për të plotësuar këtë kuadër evolutiv, nga 2024-a, përdorimi i helikopterit u shoqërua me përdorimin e avionit ATR-72 që falë autonomisë së vet të lartë bën të mundur të optimizohen fazat paraprake të screening dhe verifikimeve të tjera. Para se të kaloj te analiza e të dhënave operative dhe rezultateve të kësaj fushate 2026, dua të falënderoj vërtet përzemërsisht autoritetet shqiptare që kanë garantuar një hangar pranë bazës ushtarake të Tiranës, nëpërmjet të cilës është siguruar dhe janë kryer veprimtaritë mirëmbajtëse për një përdorim më efektiv operativ.
Kjo zgjidhje ka garantuar shpejtësi në përpunimin e të dhënave me qëllimin që këto të dhëna t’i komunikoheshin menjëherë autoriteteve lokale të policisë për një ndërhyrje më të shpejtë të patrullave shqiptare në plantacionet e sinjalizuara. Paralelisht, ka vijuar edhe gjatë këtij viti, eksperimentimi i një workstation për aktivitetin e pre-procesimit, ideuar nga skuadra e tele-relievit të qendrës së aviacionit që ka bërë të mundur që kohët e përpunimit të të dhënave, nga 20 orë, të kalonin në pesë orë.”/k.m
