Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të enjten se forcat e sigurisë izraelite kanë eliminuar komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare Islame të Iranit (IRGC), Alireza Tangsiri, të akuzuar për bllokimin e Sundit të Hormuzit dhe për pjesëmarrje në sulme terroriste.
Netanyahu theksoi se operacioni është pjesë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara për të arritur objektivat e luftës dhe vijoi me një valë sulmesh të gjerë mbi infrastrukturën iraniane.
Si përgjigje, Irani lëshoi disa valë raketash drejt Izraelit, duke shkaktuar aktivizimin e alarmeve ajrore në Tel Aviv dhe qytete të tjera dhe plagosur të paktën pesë persona./mxh
