Kombëtarja gjermane do të luajë një ndeshje miqësore kundër Zvicrës në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja do të luhet në Bazel të Zvicrës, më 27 mars. Është një nga dy miqësoret që do të luhen në këtë fushatë ndeshjesh miqësore në muajin mars. Fillimisht, Gjermania duhej të luante kundër Bregut të Fildishtë, por ndeshja u anulua pasi të dyja ekipet u shortuan me njëra-tjetrën në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Ndërkohë, Zvicra është në Grupin B, së bashku me vendin pritës, Kanadanë, kampionët aziatikë, Katarin dhe fituesit e Play-Off-it A të UEFA-s, ku përfshihen Italia, Irlanda e Veriut, Uellsi dhe Bosnja dhe Hercegovina.
