Pranvera ka ardhur, dimri po duket gjithnjë e më shumë si një kujtim i largët gri, dhe një verë me Aperol në dorë dhe rreze dielli në plazhet e bukura me rërë të Europës është pothuajse këtu.
Nga pushimet ekonomike dhe plazhet e bukura, te “coolcations” dhe peizazhet që duken sikur janë nga një botë tjetër, Europa i ka të gjitha kur bëhet fjalë për pushimet verore, por popullariteti i saj është njëkohësisht bekim dhe mallkim.
Shumë destinacione europiane po përballen me peshën e numrit gjithnjë në rritje të turistëve, dhe është në dorën tonë si udhëtarë të përmirësojmë sjelljen dhe të sigurojmë që vizitat të bëhen në mënyrë të përgjegjshme.
Megjithatë, shumë destinacione, qofshin monumente, ishuj apo qytete të tëra po vendosin politika për të shmangur mbingarkesën. Më poshtë do të lexoni pët të gjitha tarifat turistike, kufizimet e vizitorëve dhe rregullat e reja që duhet të keni parasysh nëse planifikoni një pushim në Europë gjatë verës 2026.
Për shumë njerëz, vizita në monumentet kryesore është e domosdoshme në çdo udhëtim. Por për të kufizuar dëmet nga turmat, vendet historike në të gjithë Europën kanë filluar të vendosin kufizime në numrin e vizitorëve, tarifa hyrjeje, ose të dyja, për të mbledhur fonde për mirëmbajtje.
Muzeu i Louvrit ka dyfishuar së fundmi tarifën e hyrjes për qytetarët jashtë BE-së, ndërsa pas një numri rekord vizitorësh në 2025, Museo del Prado, muzeu më i madh në Spanjë, njoftoi gjithashtu një kufizim të numrit të vizitorëve më herët këtë vit.
Mund të vendoset një tarifë hyrjeje 12–15 euro për vizitorët që nuk janë besimtarë dhe duan të hyjnë në Cologne Cathedral, ndërsa në Itali tani duhet të paguani për të vizituar si Trevin dhe Ballkonin e Zhuljetës në Verona.
Pushimet janë gjithmonë një moment për t’u çliruar pak, por disa destinacione kanë vendosur rregulla të reja për të kontrolluar festimet. Ka diskutime për ndalimin e shitjes së alkoolit në dyqane gjatë orareve të caktuara në qytetin kroat Split, ndërsa në fund të vitit 2025, Mallorca shpalli kufizime për qiratë afatshkurtra dhe për anijet e festave.
Keni dëgjuar për Funes? Është një fshat i vogël italian me pamje spektakolare nga majat Odle në Dolomite, por për shkak të rritjes së vizitorëve të nxitur nga rrjetet sociale (dhe mbeturinave e shkeljeve të pronës private që pasuan), planifikon të vendosë barriera dhe zona vetëm për banorët.
Sa u përket vendeve që po vendosin kufij për numrin e turistëve, ishulli i bukur italian Capri deklaroi: “Turistë? I duam të gjithë, por jo të gjithë njëkohësisht”. Gjatë verës, grupet turistike që mbërrijnë në ishull do të kufizohen në 40 persona.
Ndërkohë, Madeira nuk do të kufizojë numrin total të vizitorëve, por ka plane për të kufizuar numrin e alpinistëve në shtigjet më të frekuentuara në çdo moment, si dhe për të rritur tarifën e hyrjes, e cila tashmë ekziston.
Tarifat për vizitorët nuk janë diçka e re, por ato paraqiten në forma të ndryshme në të gjithë Europën. Tarifa e diskutueshme për vizitorët ditorë në Venecianështë rikthyer tashmë për sezonin veror, ndërsa Barcelona planifikon të dyfishojë taksën turistike për natë për vizitorët.
Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, sistemi i ri i hyrje-daljes për shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, i njohur si Entry/Exit System (EES), është zbatuar plotësisht të premten, më 10 prill, ndaj informohuni mirë për gjithçka që duhet të dini mbi ndikimin që mund të ketë në planet tuaja të udhëtimit në udhëzuesin tonë të plotë për EES. / Timeout
