Last Updated on 26/10/2026 by Klara
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se ligji për tubimet që u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama, do të hyjë në fuqi menjëherë.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Balla tha se Rama ka kërkuar dialog me studentët.
Taulant Balla: Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ, do hyjë në fuqi menjëherë. Kemi në seancë edhe disa ligje për miratim, që kanë të bëjnë me integrimin europian. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga destruktiviteti.
Kryeministri Rama ka qenë i qartë: dialog me studentët. Ne mbështesim studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë. Ne jemi të hapur, që të diskutojmë për rritjen e shumave për këto kategori studentësh. Por dialogu nuk mund të zhvillohet me ata që dhunojnë./k.m
