Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, duke vulosur dënimet ndaj grupit të Emiljano Shullazit për veprat penale të gjobëvënies dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin.
Po ashtu, u lanë në fuqi dënimet me nga 10 vite burg për Endrit Quqjan dhe Endrit Zelën, si dhe 9 vite burg për Blerim Shullazin, ndërsa në total për të gjithë grupin mbeten në fuqi 43 vite burgim.
