Last Updated on 15/09/2026 by Klara
Nuk ka ndryshim masë sigurie për Erion Veliajn. Gjykata e Lartë la në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.
Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Çështja ishte rikthyer në Gjykatën e Lartë pasi shumica e gjyqtarëve kushtetues vlerësoi se në vendimin e mëparshëm nuk ishin dhënë argumente të mjaftueshme se përse Veliaj duhet të mbahej në burg, duke marrë parasysh edhe faktin se ai është drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës./k.m
