Last Updated on 27/06/2025 by adminfjala
Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u hiqej mundësia për të lexuar libra me përmbajtje LGBT.
Me një shumicë votash 6-3, gjykatësit mbështetën prindërit që kundërshtuan një kurrikulë të miratuar në vitin 2022 nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery, e cila sipas tyre, cenonte të drejtat e tyre fetare.
Shumica e gjykatës tha se prindërit kanë të drejtë të kërkojnë një urdhër ndalimi paraprak ndërkohë që çështja shqyrtohet më tej.
Prezantimi i librave “së bashku me vendimin e tij për të mos lejuar përjashtimet, vendos një barrë jokushtetuese mbi të drejtat e prindërve për ushtrimin e lirë të fesë së tyre”, shkroi gjyqtari Samuel Alito.
Vendimi lejoi lehtësimin paraprak, duke argumentuar se prindërit treguan se çështja e tyre ka të ngjarë të ketë sukses në bazë të meritave, se ata ka të ngjarë të pësojnë dëm të pariparueshëm në mungesë të tij dhe se një urdhër gjyqësor do të ishte në interes të publikut.
Nga ana tjetër, tre gjyqtarët liberalë të Gjykatës Supreme shprehën mospajtim me vendimin. Gjyqtarja Sonia shkroi në mendimin e saj mospajtues se rezultati i çështjes do të jetë “kaos për shkollat publike të këtij kombi”.
“Duke pasur parasysh diversitetin e madh të besimeve fetare në këtë vend, ndërveprimet e panumërta që ndodhin çdo ditë në shkollat publike mund t’i ekspozojnë fëmijët ndaj mesazheve që bien ndesh me bindjet e prindërve”, shtoi ajo.
Prindërit që ngritën padinë përfaqësojnë besime të ndryshme fetare, por të gjithë janë të bashkuar në kundërshtimin që fëmijët e tyre të mësojnë mbi temat LGBT. m.p.