Last Updated on 18/06/2025 by adminfjala
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.
Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e Gjipesë. Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytur në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.
Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë./e.t