Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Seanca plenare ka vijuara me debate të forta dhe akuza të ndërsjellat mes deputetëve të të dy kampeve. Fillimisht ishte deputeti i PD, njëkohësisht kreu i grupit, Gazment Bardhi i cili hodhi akuza ndaj deputetëve të mazhorancës.
Më pas deputeti i PS, Toni Gogu i kërkoi Bardhit që para se të flasë për kolegët socialistë, duhet të zgjidhë hesapet me kolegët e tij dhe të sqarojë akuzat që ai bënte dikur për Berishën dhe Nokën.
“Shko te vendi (SPAK), dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Qëndroi akuzave për babin e Zenit dhe Flamur Nokën, pastaj eja këtu.
Kujdes me partinë socialiste dhe socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë…”, u shpreh Gogu./ S.M