Atletet janë një nga ato pjesë të garderobës që nuk varen nga mosha. Por mënyra se si kombinohen mund të ndryshojë me kalimin e viteve. Ndërsa vajzat në të 20-at shpesh i veshin atletet me fustane ose funde, gratë mbi të 40-at po i kombinojnë gjithnjë e më shumë me xhaketat bomber prej lëkure dhe xhinset me prerje të lirshme.
Një nga shembujt më të fundit është Naomi Watts, e cila u fotografua në Spanjë, gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, me një kombinim që duket njëkohësisht elegant dhe i rehatshëm.

Aktorja kishte veshur një xhaketë bomber të zezë prej lëkure, të hedhur mbi një shpatull, me një palë xhinse me prerje të lirshme dhe fund të zgjeruar, si dhe atlete Adidas Samba. Pamjen e kishte kompletuar me një pulovër blu të çelët, një shall mëndafshi të lidhur në qafë dhe një çantë Chanel me formë të butë.


Kombinimi funksionon sepse bashkon pjesë të përditshme me elemente më të kuruara. Xhaketa prej lëkure i jep pamjes karakter, xhinset e lirshme e mbajnë moderne dhe atletet e bëjnë veshjen më të rehatshme pa e bërë të duket sportive nga koka te këmbët.



Nëse po kërkon një mënyrë të thjeshtë për t’i veshur atletet ndryshe këtë sezon, ky është një kombinim që ia vlen ta provosh: atlete + xhaketë bomber prej lëkure + xhinse të lirshme. Shto një pulovër të hollë ose një shall për ta bërë pamjen më të kuruar.


Dhe më e mira? Ky kombinim nuk ka një moshë të përcaktuar. Mund ta përshtatësh lehtësisht sipas stilit tënd dhe llojit të atleteve që preferon./k.m
